Gjunkshit iu vodhën vota nga PD/ Dibër, KAS rinumëroi votat për kandidatët

schedule15:10 - 11 Qershor, 2025

schedule 15:10 - 11 Qershor, 2025

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rinumëruar votat për kandidatët e Partisë Demokratike në Dibër. Ky proces u zhvillua pas pretendimeve të kandidatit të Berishës, por duket se kjo ka nxjerrë në pah vetëm problemet e PD brenda saj.

Nga rinumërimi i deritanishëm, rezulton se Xhemal Gjunkshit i janë vjedhur 17 vota nga brenda Partisë Demokratike. Ndërsa Ismail Ukës i janë vjedhur katër vota. Po ashtu edhe Alketa Agollit i janë vjedhur katër vota.

Pas rinumërimit Gjunkshi nuk arrin mandat deputeti, por vetëm kreun e listës së hapur. Gazetarja Greta Bullari tha për ABC News, se rinumërimi faktoi vetëm tjetërsimin e votave brenda Partisë Demokratike. KAS pritet të dalë me vendim edhe për kërkesën e PD për përsëritje zgjedhjesh në gjithë qarkun e Dibrës.

Ndërkohë, Sali Berisha akuzon PS, por partia e tij ka trafikuar vota nga një kandidat te tjetri.

Një ditë më parë KAS vendosi hapjen e 60 kutive të Durrësit pasi kandidati Aulon Kalaja paraqiti pamje që provojnë sesi në KZAZ e Krujës, disa vota që kishte marrë Aulon Kalaja, i kaluan kandidatit tjetër Arian Ndoj.

Në përfundim të procesit të rinumërimit në qarkun e Dibrës, do të nisë procesi edhe në Shkodër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!