Zgjedhjet në Shba, Vuçiç: Më e lehtë për Serbinë nëse fiton Trump

schedule17:43 - 2 Nëntor, 2020

schedule 17:43 - 2 Nëntor, 2020

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të hënën se do të ishte “disi më e lehtë” për Serbinë nëse kandidati republikan dhe presidenti aktual i SHBA Donald Trump fitonte zgjedhjet e SHBA.

Në një konferencë për shtyp në Beograd, ai tha se zgjedhjet amerikane mbeten të rëndësishme për Serbinë, në të cilat, pa dyshim, favorit është kandidati demokrat Joe Biden, me të cilin, siç thotë ai, ka marrëdhënie korrekte, por politika e të cilit nuk ishte në favor të Serbisë.

“Kjo politikë nuk do të jetë në favor të Serbisë dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e mira personale, ne duhet ta dimë atë,” tha Vuçiç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!