Zgjedhjet në SHBA/ Biden premton se do të fitojë

schedule09:17 - 30 Qershor, 2024

schedule 09:17 - 30 Qershor, 2024

Presidenti i SHBA Joe Biden mori pjesë në tre mbledhje fondesh për fushatën e tij të shtunën dhe u përpoq të qetësonte donatorët e tij më bujarë, duke argumentuar se ai është i aftë të fitojë zgjedhjet presidenciale pavarësisht performancës së tij kaotike në një debat televiziv me paraardhësin e tij të Donald Trump.

“Unë nuk pata një natë të mirë, por as Trump. Ju premtoj se do t’i fitojmë këto zgjedhje”, tha ai.

Jill Biden ka mbrojtur bashkëshortin e saj 81-vjeçar përballë thirrjeve që ai të tërhiqte kandidaturën, duke argumentuar se “Joe nuk është vetëm personi i duhur për këtë punë”.

Të dy udhëtuan për në Nju Xhersi të shtunën, për një ngjarje për mbledhjen e fondeve ku mori pjesë edhe guvernatori demokrat i shtetit, Phil Murphy.

Megjithatë, asnjë zyrtar i Partisë Demokratike nuk ka kërkuar ende që Biden të heqë dorë nga kandidatura e tij. Ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton shprehën sërish mbështetjen e tyre për Joe Biden të premten.

/abcnews.al