Zgjedhjet në Serbi, çfarë impakti do kenë për Kosovën? Vukaj dhe Arifaj analizojnë në “Ballkan”

schedule17:55 - 1 Prill, 2022

schedule 17:55 - 1 Prill, 2022

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë dhe ish ministri i Mbrojtjes, Shaqir Vukaj dhe analisti kosovar, Ardian Arifaj kanë komentuar në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, kanë komentuar zgjedhjet e 3 prillit në Serbi dhe impaktin që do të kenë në Kosovë.

Të pyetur nga gazetarja Karadaku se çfarë impakti do të ketë për Kosovën vendimi për të mos lejuar zgjedhjet serbe në territorin e tyre, Vukaj tha se ishte një vendim shumë i drejtë, ndërsa për Arifajn mbetet për tu parë qëndrimi i BE-së në dy procese mjaft të rëndësishme që priten për Kosovën siç janë liberalizimi i vizave dhe integrimi në KE.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Si e komentoni vendimin e Kosovës për të mos lejuar zgjedhjet serbe në territorin e tyre?

Vukaj: Për mendimin tim është vendim i drejtë, por vendim i drejtë edhe siç kanë vepruar në disa raste të tjera, siç ishte rasti i targave, siç ka patur edhe rast tjetër.

Arifaj: Sigurisht që ka kosto politike, pasi Europa si gjithmonë e dredh kur është puna për Kosovën, edhe në këtë rast nuk ka qenë në mbështetje të Kosovës. Deri tani nuk kemi patur asnjë problem, apo trazira, apo kërcënime të hapura për sigurinë në Kosovë. Kemi patur një protestë në qytetet me shumicë serbe, por dhe ato kanë kaluar pa ndonjë incident. Pritet që edhe dita e votimeve të mos ketë trazira. Por nuk do të thotë se nuk ka patur kosto politike, por ajo do të matet pas zgjedhjeve. E para kemi parë një deklaratë të ashpër me një gjuhë të ashpër nga SHBA, Gjermania, Franca, Italia dhe Itali që është përgatitur në qendër jo nga ambasadorët. Një deklaratë që ka qenë e koordinuar edhe nga përfaqësuesit e BE-së, deklaratë e cila lavdëron Serbinë për reagimin konstruktiv dhe shpreh keqardhje për qëndrimin e Kosovës. Nuk ka asgjë konkrete por tregon një gjuhë të ashpër. Kosova është gati për të qenë pjesë e KE-së. Por mbetet të shohim nëse Kosova do të përkrahet apo jo në dy pika të rëndësishme siç ëhstë liberalizimi i vizave apo integrimi në KE.

Karadaku: Shumë njerëz, ata që janë njohës të mirë të zgjedhjeve në Serbi thonë se Vuçic fiton zgjedhjet, a mendoni se i fiton?

Vukaj: Me sa shkruajnë ai fiton, megjithatë shohim rezultatin.

Arifaj: Po pajtohem me ambasadorin Vuka. Të gjitha sondazhet e tregojnë Vuçiçin fitues, por duhet parë a i merr 51% të votave, nëse nuk i merr atëherë është shenjë e dobësimit të Vuçiç dhe inkurajim për opozitës. Për fat të keq opozita në Serbi është edhe më ekstreme se sa vetë Vuçiçi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!