Maqedonia e Veriut është futur zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zgjasin 3 ditë. Për shkak të situatës së koronavirusit zgjedhjet janë organizuar në mënyrë më specifike për të respektuar protokollin e vendosur në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Në ditën e parë do të votojnë të prekurit nga koronavirusi, që janë në karantinë dhe vetëizolim. 716 persona të konfirmuar me koronavirus dhe në vetëizolim do t’i drejtohen sot kutive të votimit.
Në ditën e dytë më 14 korrik, do të votojnë 3.138 persona me sëmundje tjera dhe të burgosurit.
Ndërsa në ditën e tretë më 15 korrik do të zhvillohen votimet e përgjithshme, ku qytetarët do të dalin në votime me maska mbrojtëse, duke mbajtur distancë nëpër vendvotimet që do të jenë të hapura nga ora 07:00 – 21:00.
Sakaq në Listën Zgjedhore janë regjistruar 814 mijë e 263 qytetarë.