Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: BDI fiton bindshëm në disa komuna

schedule23:37 - 15 Korrik, 2020

schedule 23:37 - 15 Korrik, 2020

Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar numërimi i rreth 60% të votave.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në konferencën e dytë për shtyp pas mbylljes së procesit të votimit deklaroi se sipas rezultateve që kanë siguruar, ky subjekt politik ka shënuar fitore në disa komuna.

LEXO EDHE: Numërohen 60% të votave në Maqedoninë e Veriut, në avantazh Zaev

“Prej 50 për qind të vendvotimeve në Tetovë, fitojmë bindshëm në çdo vendvotim me rreth 13 mijë vota. Fitojmë bindshëm në çdo vendvotim në komunën e Çairit me dallim me mbi 3000 vota në njësinë 1 në pjesën e Çairit. Një ndër fitoret më të thella në komunën e Sarajit, 9 mijë vota me 5 mijë e 200 vota. Fitore në Dibër e Likovë. Në Kërçovë ku kemi 5600 vota me 1400 vota , Tearcë, Prespë, Sopishtë, Strugë.”, tha mes tjerash Bujar Osmani Vazhdojmë.