Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut e Kosovë, Harxhi: Popuj që e njohin demokracinë

schedule22:44 - 18 Tetor, 2021

schedule 22:44 - 18 Tetor, 2021

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë kanë qenë temë diskutimi në emisionin “Log.” të Endri Xhafos në ABC. Edith Harxhi tha se të dyja vendet kanë votuar për stabilitet. Në këtë kuadër ajo shtoi se do të donte që edhe Shqipëria të përfitojë nga mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet në këto 2 vende.

Si në Kosovë dhe Maqedoni kanë votuar për stabilitet. Janë popuj që e njohin më mirë demokracinë se çe njohim ne. Do doja që Shqipëria të përfitonte nga mënyra më e mirë e zhvillimit të zgjedhjeve, si në Kosovë dhe Maqedoni… Kosova ndëshkon me votë, mendoj se është më shumë votë ndëshkuese”, tha Harxhi.

Pedagogu Idaver Sherifi tha se Kosova është më ndryshe pasi ka një elektorat që lëviz me zgjedhjet që bën.

Në përceptimin e shqiptarëve VRMO shihet me sy tjetër. Mendoj se Kosova është ndryshe, është një elektorat që lëviz dhe voton me logjike. Ujërat lëvizin më kollaj në Kosovë”, shtoi ai.

Analisti Mentor Nazarko referuar rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë tha se ky është një zhvillim pozitiv.

“Arsyet pse është votuar ashtu në Kosovë janë mikse. Ky është një zhvillim pozitiv. Në Maqedoni Shqipëria nuk mund të ndërhyjë, jam kritik për mënyrën si u përball”, shtoi më tej Nazarko. Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!