Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin për fitoren: Uroj që mandati të kthehet në sukses e mbarësi për Kosovën

schedule10:57 - 29 Dhjetor, 2025

schedule 10:57 - 29 Dhjetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij në zgjedhje.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi fitoren si domethënëse dhe shprehu urimin që mandati i ri, i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albin Kurtin dhe partinë e tij, të kthehet në sukses dhe mbarësi për Kosovën.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!