Është mbyllur votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Demokracia e Re parashikohet të sigurojë një shumicë absolute në Parlament, sipas anketave të përgjithshme të transmetuara në mediat greke. Si pasojë, Kyriakos Mitsotakis nga Partia Demokracia e Re dhe njëkohësisht kryeministri aktual i vendit pritet të marrë një tjetër mandat për të qeverisur vendin.
Partia Konservatore parashikohet të fitojë midis 40-44% të votave, me partinë kryesore opozitare SYRIZA në 16,1-19,1%.
Rezultati më befasues është hyrja thuajse e sigurt në Parlamentin e Partisë Spartane (Spartiate) e mbështetur nga ekstremisti i djathtë Ilias Kasidiaris, i cili parashikohet të marrë 4-6% të votave. PASOK do të dalë e treta me 10-13% të votave, e ndjekur nga KKE me 7.2-9.2%, Zgjidhja Greke me 2.3-4.3% dhe Victory (Niki) me 2.3-4.3%.
Rezultatet e exit poll:
40% – 44% Demokracia e Re
16.1% – 19.1% SYRIZA
10% – 13% PASOK
7.2% – 9.2% KKE
4% – 6% Spartanët
2.3% – 4.3% Zgjidhja Greke
2.3% – 4.3% Fitorja
2 % Lundrimi
2% – 4% MeRA25
Partitë e tjera nga 2.1% në 4.1%./abcnews.al