Zgjedhjet, Meta: Nëse shet votën do jesh skllav, tregojeni se jeni popull shqiponjash

schedule10:57 - 8 Prill, 2021

schedule 10:57 - 8 Prill, 2021

Teksa ka shpërndarë një analiza të studiuesit shqiptar, Ndriçim Kulla, Presidenti i vendit Ilir Meta ka shkruar në rrjetet sociale se fuqia e qytetarit në demokraci është vetëm vota e tij.

Sipas Metës, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit.

Ai ka shtuar më tej se shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.

Postimi i Metës:

Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se: Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit.

Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë. E.L/abcnews.al/