Zgjedhjet, Meçe: Diaspora më e interesuar për zhvillimet politike, pjesa integrale e Shqipërisë

schedule17:58 - 12 Maj, 2025

schedule 17:58 - 12 Maj, 2025

Analisti Arben Meçe u shpreh se Vota e Diasporës, është shumë e rëndësishme.

Sipas tij Diaspora tregoi se është shumë më e interesuar për të ndjekur zhvillimet politike.

“Votimi i Diasporës nuk ka të bëjë me përfaqësimin. Por ka të bëjë me një demokraci. Integrimi i Diasporës në zhvillimet ekonomike në Shqipëri, për ta integruar në vendimmarrje, vlen shumë. Duke e cilësuar si pjesë integrale, dhe që është më e interesuara nga të gjitha. Diaspora është pjesa më e interesuar për të ndjekur zhvillimet politike. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht defekteve, por e bërë Diasporës shqiptare pjesë integrale të Shqipërisë. Votimi i Diasporës, një vlerë e jashtëzakonshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!