MONOLOGU/ Mustafa Nano: Zgjedhjet në Kosovë, një model jo shqiptar

schedule10:07 - 9 Tetor, 2019

schedule 10:07 - 9 Tetor, 2019

Zhvillimi i zgjedhjeve me standarde demokratike në Kosovë ishte në fokus të monologut të Mustafa Nanos këtë të martë në studion e Provokacijas në ABC News për shkak shkak të dallimit me procesin zgjedhor në Shqipëri.

Në këndvështrimin e tij Nano thotë se e gjitha ka të bëjë me klasën politike shqiptare të korruptuar, që e sheh pushtetin për të mbrojtur vetveten, pra më shumë se ves Nano e konsideron një nevojë të tyre.  Por Nano nuk di të na thotë një shpjegim për zhvillimin e zgjedhjeve me standarde në Kosovë, por i gëzohet faktit që shqiptarët dëshmuan të bëjnë zgjedhje spektakolare.

Pjesë nga monologu:

Zgjedhjet në Kosovë. Është një ngjarje jo tipikisht shqiptare. Në Kosovë pati zgjedhje dhe zgjedhjet shkuan normalisht gjë që nuk para ndodh. Ajo që dimë është që mbyllet procesi i votimit dhe fillon procesi i numërimit, është momenti kur fillon një proces kilometrik që zgjat me javë e muaj, pala humbëse nuk pajtohet me humbjen është një histori që nuk merr fund dhe në fund pritet që OSBE ODIHR të japë konkluzionet dhe jepen kritikat për atë që ndodh në terren dhe ankesat e zhurmën e madhe që bëhet nga partitë.

Në Kosovë nuk ndodhi asgjë e tillë, pala humbëse doli dhe pranoi humbjen. Një gjë fantastike për shqiptarët dhe në harkun e pak orëve u mor vesh rezultati dhe u shpall të nesërmen në mëngjes.

Pse në Tiranë ka ndodhur ajo që ka ndodhur?

Faktori më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me klasën politike të korruptuar. Klasa politike e korruptuar e sheh pushtetin si mjetin më të mirë për të mbrojtur vetveten. Kjo është arsyeja kryesore e vjedhjes së zgjedhjeve, kjo do të thotë që vjedhja nuk është ves, por nevojë, nuk është mani, por interes. Kjo do thotë se partitë i vjedhin zgjedhjet jo se duan, por se janë të interesuara.

Pse nuk ndodh kjo në Kosovë?

Nuk e di pse nuk ka ndodhur në Kosovë dhe nuk e kam një shpjegim. Asnjë shpjegim nuk më ka bindur dhe jam duke e vrarë mendjen që të gjej një shpjegim dhe deri sa ta gjej i gëzohem faktit që shqiptarët dinë të bëjnë zgjedhje dhe kjo u dëshmua në mënyrë spektakolare. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!