Zgjedhjet/ Kandidati i PD për Tiranën: PD kalon te qytetarët duke u ndarë nga e kaluara

schedule11:44 - 27 Mars, 2023

schedule 11:44 - 27 Mars, 2023

Roland Bejko kandidat i PD, për Bashkinë e Tiranës ishte sot i ftuar në studion e Tirana Live në ABC News, në daljen e tij të parë publike si kandidat.

Bejko e konsideroi një garë të vështirë, garën e 14 majit kjo për shkak edhe të situatës në PD.

“Është garë e vështirë, nisur nga situata ku u gjet PD. Kjo bëri që të vonojë procesi i shpalljes së kandidatëve. PD ka qenë në një sulm të vazhdueshëm nga ata që janë rikthyer për ta marrë PD, për ta kthyer në një axhendë personale. Një axhendë bllokuese për PD në rast se do kishte kaluar në duar të papërshtatshme. Është ky fenomen që e ka dëmtuar PD. PD është asset kombëtar, është aset për demokracinë. Nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që kanë probleme me ndërkombëtarë, s mund të ndërtojë politikat e saj në izolim total. Berisha është i izoluar totalisht” -u shreh Bejko, ndërsa theksoi se nuk e kishte pritur propozimin për kandidimin e tij.

“Nuk e prisja, s’e kam menduar. Ishte një kërkesë e disa anëtarëve të krysisë që panë te unë figurëne duhur për të qenë kandidat. Nuk i iki sfidave. Kam marrë përsipër, sfida të mëdha në PD. Kam qenë kryetar i PD disa herë në Gjirokastër.” vijoi Bejko, ndërsa komentoi edhe garwn me Belind Këllicin.

“Do ishte mirë që PD mos ishte ndarë. Kemi të njëjtat ide, vizioni ndryshon. Na bashkojnë idetë, porn a ndan vizioni për Tiranën. Secili ka elektoratin e tij. Do shohim në fund kush ka mbështetjen më të mëdha. Sfida është me Erion Velinë, jo me Këllcin. Tirana mbështetet në një ekonomi të kriminalizuar. Secili futet në garë për të fituar. Tirana është qytet i madh. Aty kanë mundësi të zgjedhin alternativën më të mirë. Tirana të jep hapësirë.15 % e qytetarëve ende nuk kanë vendosur për kë do votojnë, dhe janë refuzues të klasës së vjetër politike. PD duke u ndarë nga e kaluara, do shkojë te qytetarët. Mendoj se do jem përfaqësues i qytetarëve të Tiranës.”- u shpreh më tej Bejko./abcnews.al