Zgjedhjet europiane/ Sllovakët shkojnë në kutitë e votimit

schedule09:05 - 8 Qershor, 2024

schedule 09:05 - 8 Qershor, 2024

Sllovakët shkojnë sot në kutitë e votimit për të zgjedhur eurodeputetët e tyre, më shumë se tre javë pasi tentativa për vrasjen e kryeministrit Robert Fiço rriti mbështetjen për partinë e tij.

Në një zhvillim që përkeqësoi më tej atmosferën në vendin e saj dy ditë para zgjedhjeve, kryeministrja daneze Mette Frederiksen u sulmua mbrëmë nga një burrë në një shesh të Kopenhagës.

Në shumicën e shteteve anëtare, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, qytetarët votojnë nesër, të dielën.

Votuesit pritet të zgjedhin gjithsej 720 anëtarë të Parlamentit Europian, në sfondin e rritjes së pritshme të së djathtës nacionaliste dhe një klime të tensionuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Në këtë vend me 5.4 milionë banorë, anëtar i NATO-s dhe BE-së që nga viti 2004, sulmi ndaj liderit populist e ka bërë partinë e tij të rritet në sondazhet e fundit.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë pjesëmarrja për zgjedhjet e deputetëve sllovak: në zgjedhjet e fundit në 2019 ishte 22.7%, një nga më të ulëtat në BE.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!