Zgjedhjet e Serbisë, Hovenier: Kosova i përcakton vetë kushtet për votimin brenda territorit të saj

schedule12:20 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 12:20 - 6 Dhjetor, 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier theksoi se SHBA-të nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në veri të Kosovës. Siç shtoi ai në një prononcim për mediat atje, Kosova ka të drejtë t’i përcaktojë vetë kushtet për zgjedhjet e shteteve të tjera në territorin e saj.

”Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë”.

SHBA-ja beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike. Pra, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”, tha ai.