Zgjedhjet e Qershorit, porosia e Ramës për drejtuesit e qarqeve

schedule11:24 - 2 Maj, 2019

schedule 11:24 - 2 Maj, 2019

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje paraditen e kësaj të enjte në Kryesinë e Kuvendit. Kryeministri Rama pasi mbajti një fjalim ku paralajmëroi disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal u ndal te zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Mësohet se ai ka porositur drejtuesit politikë të qarqeve që të zgjedhin kandidatët më të mirë për kryetar bashkie. Gjithashtu ai ka kërkuar që kandidatët për këshilltarë bashkiakë të mos jenë të afërm të tyre.

Emrat e kandidatëve socialistë për kryetar bashkiake do të mësohen në Asamblenë e Partisë Socialiste. Data në të cilën do të zhvillohet asambleja është përcaktuar 10 Maji një ditë para protestës kombëtare të paralajmëruar nga opozita./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!