“Produkti më duket shumë problematik”.
Kështu u shpreh aktivistja për të drejtat e njeriut, Elsa Ballauri, gjatë një intervistë në rubrikën “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori teksa u pyet për zgjedhjet e Qershorit.
Sipas saj, zgjedhjet nuk do jenë të qëndrueshme për shkak të kësaj krize që është krijuar në vend. Për të kapërcyer këtë situatë, për Ballaurin është i nevojshëm një dialog i zgjuar dhe serioz i politikanëve.
Mirela Milori: Zgjedhjet që do vijnë përmes kësaj përplasjeje që po ndodh do të jenë zgjedhje të qëndrueshme për të futur në një stad të ri ecurinë demokratike të vendit apo përsëri do të jenë një kompromis që do sjellë ciklin e tretë të një situate të tillë?
Elsa Ballauri: Nuk besoj që do jenë zgjedhje të qëndrueshme. Nuk besoj në tërë këtë mori. Produkti më duket i sajuar dhe do jetë shumë problematik. Kështu të paktën e mendoj unë. Në të gjitha aspektet. Në mënyrën si është bërë, për faktin se opozitën historike nuk e kemi më atje dhe besoj se në këtë momente do dëshiroja më shumë të kishte vërtetë një dialog, i cili të bëhej përmes zgjuarsisë dhe një serioziteti shumë të madh politik që të lidhet me dëshirën për ta rregulluar me shumë përulësi, modesti, me shumë zgjuarsi dhe zemërgjerësi këtë situatë ku jemi. Gjë të cilën kam frikë që nuk e bëjmë dot./abcnews.al