Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Brunilda Mersini, kandidate për Vlorën

schedule18:30 - 7 Tetor, 2025

schedule 18:30 - 7 Tetor, 2025

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Përveç Ogerta Manastirliut, e cila tashmë e ka nisur fushatën në kryeqytet, PS ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 9 nëntorit, në pesë bashkitë e tjera.

Brunilda Mersini është kandidate për Vlorën, socialistët kanë vendosur t’i besojnë garën e 9 nëntorit.

“Në  kushtet e krijimit të beftë të vakancës në bashkinë e Vlorës, menduam të kishim një kandidat për këtë pjesë të mandatit. Kandidati që i plotëson Brunilda Mersini kandidate për bashkinë e Vlorës, ish-deputete”, tha Bledi Çuçi në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS.

Ndërsa kandidat për Tepelenën është Gramoz Sako. Ndërsa për Bashkinë e Cërrikut do të jetë, Florenc Doka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!