Zgjedhjet e para pas krizës në Greqi, një vit më parë përfundoi kontrolli nga FMN

schedule11:18 - 19 Maj, 2023

schedule 11:18 - 19 Maj, 2023

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, grekët do të shkojnë në kutitë e votimit të dielën për të zgjedhur një lider që nuk ka me kufizime në drejtimin e ekonomisë së vendit.
Kryeministri konservator Kiriakos Mitsotakis po kërkon një mandat të dytë, nje vit pas perfundimit te një regjimi te ashper kontrolli të shpenzimeve nga huadhënësit ndërkombëtarë të paketës së shpëtimit. Tashme Greqia ka rritje ekonomike, rënie të madhe të papunësisë dhe eshte në prag të kthimit në mesin e vendeve qe investojne në tregun global të bonove.

Partia e qendrës së djathtë Demokracia e Re, e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis kerkon nje mandat tjeter pushteti, ndërsa votuesit dhe partitë politike të Greqisë dalin nga një luftë e gjatë për mbijetesë. Qeveritë evropiane dhe FMN injektuan 280 miliardë euro në ekonominë greke nga viti 2010 deri ne 2018 për të parandaluar falimentimin e vendit anëtar të eurozonës. Në këmbim te kesaj ndihme kerkuan masa për uljen e kostove dhe reforma.

Një recesion i rëndë dhe vitet e huamarrjes emergjente e lanë Greqinë me një borxh të madh kombëtar që arriti në 400 miliardë euro në dhjetor dhe uli të ardhurat e familjeve, deri ne masen sa rikuperimi mund te kete nevoje per nje dekade. Të rraskapitur ekonomikisht, grekët u zhytën në borxhe, paga të ulëta dhe pasiguri në punë. Nje goditje te rende Greqise, sikurse dhe shume vendeve te tjera i dha periudha e izolimit gjate pandemise se covid. Kryeministri Mitsotakis humbi një epërsi të gjatë dyshifrore në sondazhet e opinionit pas një katastrofe hekurudhore ne Larisa ne 28 shkurt ku u vrane 57 njerëz. Ngjraja tragjika tregoi mangesi ne burimet njerezore dhe investimet ne infrastrukturen hekurudhore ne vend.

Parlamenti Evropian po heton gjithashtu një skandal përgjimi, pasi politikanë dhe gazetarë të shquar grekë zbuluan spyware në telefonat e tyre. Kreu i PASOK-, Nikos Andrulakis tha gjithashtu se edhe ai ishte shënjester e një sulmi spyware përpara se të merrte drejtimin e partisë. Pikerisht te katastrofa hekurudhore e Larises dhe te skandali i pergjimeve eshte fokusuar fushata e kreut te opozitës Alexis Tsipras. 48-vjeçari ka qene kryeministër dhe lider i partisë së majtë Syriza.

Sondazhet e opinionit tregojnë se zgjedhjet e së dielës nuk do të nxjerrin një fitues të plotë sipas një sistemi të ri të përfaqësimit proporcional dhe mund të nevojitet nje raund I dyte në fillim të korrikut, kur sistemi do të rikthehej në atë që favorizon partinë fituese me një bonus vendesh në parlament. Edhe atëherë, të dhënat aktuale të sondazheve sugjerojnë se Mitsotakis mund të detyrohet te beje koalicion, me partinë dikur të fuqishme socialiste Pasok, që pothuajse u zhduk gjatë krizës, që te mund të mbajë balancën e pushtetit.

Më shumë se 9.8 milionë grekë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës për 300 ligjvënës në parlamentin e vendit, të cilët shërbejnë për një mandat katërvjeçar. Mosha e votimit do të ulet për herë të parë në 17 vjeç, ndërsa një tjetër risi do të jete votimi në vendin e tyre të banimit edhe per grekët që jetojnë jashtë vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!