Zgjedhjet e 25 prillit, vëzhguesit ndërkombëtarë të hënën japin  konkluzionet

schedule21:52 - 23 Prill, 2021

schedule 21:52 - 23 Prill, 2021

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve vëzhguesit ndërkombëtarë që do të jenë pjesë e zgjedhjeve do të mbarojnë një konferencë për mediat.

Të hënën në orën 15:00 vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve në konferencën e tyre do të bëjnë publike atë çfarë konstatuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëria.

Pjesë e konferencës do të jenë, Azay Guliyev, Koordinator i veçantë dhe udhëheqës i misionit afat-shkurtër të OSBE-së për zgjedhjet, Aleksander Pociej, Kryetar i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Reinhold Lopatka, Kryetar i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ambasadorja Urszula Gacek, në krye të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it.

Ndër të tjera ,mësohet se konferenca e zyrtarëve ndërkombëtarë do të zhvillohet online për shkak të masave anti Covid. /abcnews.al