Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi në Log.: Besojmë se do të kemi gati identifikimin biometrik në të gjithë vendin

schedule21:18 - 22 Prill, 2021

schedule 21:18 - 22 Prill, 2021

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin Log. këtë të enjte ka dhënë detaje në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 25 prillit që do të zhvillohet të dielën në vendin tonë.

Ndër të tjera Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me identifikimin biometrik në të gjithë vendin si një ndër mënyrat për të eleminuar manipulimin e votës ku theksoi se në teori beson se një proces i tillë do të jetë gati në të gjithë vendin.

Celibashi ka theksuar ndër të tjera se janë marrë të gjithë masat për mbrojtjen e votës së qytetarëve me 25 prill, dhe sipas tij risi për këtë është dhe vendosja e kamerave të sigurisë.

 

Jemi duke u marrë me të gjithë procesin e rekrutimit të operatorëve që do të përdorin pajisjen e votimit elektronik, për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe kujdesit që duhet

Do të doja dhe po punojmë që të identifikimi biometrik të jetë i mundur në të gjithë vendin.  Numri i zgjedhësve në zonat reale janë në një numër të vogël, por në raport me të përgjithshmen nuk impaktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Kur vjen fondi për diskutim tej pretekstit të çdo njërit prej humbësit ka humbur për këtë arsye.

Pajisja është një element i rëndësishëm në integritetin e procesit zgjedhor, por nuk është i vetmi komponent që garanto integritetin e procesit zgjedhor. Janë kamerat e sigurisë që do të jenë në të gjithë qendrat e votimit, për të mbrojtur ndonjë manipulim të votës. Ato janë të fokusuara tek anëtarët e komisionit. I gjithë materiali që do të sigurohet në kamerat e komisionit të vëzhgimit do të jetë me ligj në duart e KQZ. Në parim ne besojmë se pajisjen e identifikimit biometrik të pajisjes do e kemi në të gjithë vendin”, ka thënë Celibashi.e.su./abcnews.al