Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi: 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara

schedule11:15 - 25 Shkurt, 2021

schedule 11:15 - 25 Shkurt, 2021

Kryetari i KQZ, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Celibashi është shprehur se lista e zgjedhësve nuk ndryshon ajo është 3, 584  milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara.

Sipas tij problem në këtë proces zgjedhor do të vijojë të ngelet vota e emigrantëve.

Lista e zgjedhësve nuk ndryshon dot më, ato janë 3, 584  milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara. KQZ do t’i kërkojë qeverisë shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave. Deri tani nuk kemi asnjë rezultat konkret për votën e emigrantëve. Nuk kam qenë asnjëherë optimist për këtë proces. Kam qenë dëshirëplotë. Por nuk kemi pasur kohë.

LEXO EDHE: Celibashi: Nuk kemi asnjë mundësi, të infektuarit me COVID mund të mbeten pa votuar

E vërteta është që nuk kam qenë optimist për këtë projekt (Votën e emigrantëve), por besimplotë që të realizohet. Nuk kam qenë pasi koha që KQZ ka pasur në dispozicion për të përgatitur të gjithë aktet ka qenë jo ajo që do të duhet të ishte. Unë ende shpresoj akoma, jo vetëm për faktin se numri i personave që janë deklaruar në gjendje civile është i vogël. Për këtë arsye ekziston mundësia, që ne ta provojmë qoftë në këto zgjedhje. Mbetet për t’u parë se si do të jetë. ka shumë punë për t’u bërë, por shpresojmë që në këto zgjedhje të mundësohet vota e Diasporës. Kodi Zgjedhor thjesht dhe vetëm ka transferuar atë që Kushtetuta prej 30 e ca vitesh ka sanksionuar. Kodi Zgjedhor ka klauzolë që thotë se KQZ merr një vendim ku do i përfshijë për herë të parë votuesit jashtë Shqipërisë në Zgjedhje. Rregullatori është në të drejtën e vet ta marrë këtë vendim. Pra nuk është thënë që në këto zgjedhje duhet zgjidhur kjo gjë. Nuk ka asnjë rregull sesi duhet bërë votimi, kjo duhet bërë nga e para. Vazhdoj ta them është i rëndësishëm që ky proces të ketë konsensus politik të gjithë partive. Duhet të ketë konsensus mes partive që të mos ketë kondensime”, tha Celibashi.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!