PD nuk ka paraqitur asnjë provë lidhur me pretendimet e saj se votat e Greqisë janë manipuluar, sipas kryekomisionierit Ilirjan Celibashi.
Celibashi ka deklaruar se numërimi i votave të Greqisë mund të përfundojë sonte, ndërsa i kandidatëve, ditën e nesërme.
“Kryekomisonieri tha se dokumentacioni tekniko-ligjor, për Greqinë do jetë brenda datës 22 maj. Ai theksoi se PD nuk ka sjellë prova apo fakt që të faktojnë pretendimet e saj, se votat në Greqi kanë qenë të manipuluara. Ai beson se me këto ritme, nesër mund të përfundojë numërimi i votave për kandidatët”, raportoi gazetari i ABC News, Andon Kello./abcnews.al