Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve të 14 majit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, ka bërë apel qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në votime.
Në apelin e OSBE drejtuar qytetarëve thuhet se e diela e 14 majit është dita që ato duhet të vendosin për qytetin dhe për fshatin ku banojnë.
Ndër të tjera në mesazh theksohet se të gjithë duhet që të votojnë dhe zëri i tyre të dëgjohet.
“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”, shkruan OSBE.