Edi Rama nisi këtë të hënë takimet me strukturat e Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ndalesa e parë ishte me socialistët e njësisë nr. 5, aty ku prezantoi edhe Erjon Bracen, i cili i është bashkuar skuadrës së Ogerta Manastirliut dhe Erjon Veliajt.
Burimet për Abc News njoftojnë se kryesocialisti Rama ka kërkuar më shumë angazhim për të punuar në terren në mënyrë qe te rritet numri i votave për partinë socialiste, ku ndër të tjera ka deklaruar se socialistët i kanë afro 800 mijë vota.
Një tjetër kërkesë ka qene dhe vota e diasporës, duke iu kërkuar socialistëve që të përmbushin objektivat e caktuara për të regjistruar sa më shume emigrantë të cilët ndodhen jashtë shtetit.
Ndër të tjera edhe socialistët, mbështetës të veteranëve kanë kërkuar më shumë kushte.
Gjithashtu, përveç socialistëve të njësisë nr.5, Edi Rama ka zhvilluar edhe një takim me delegatët e qarkut Tiranë, nga ku ka dhënë edhe porositë e tija për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ku socialistët synojnë mandatin e katërt qeverisës/abcnews.al/