DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.
Ai theksoi se qytetarët shqiptarë duhet të bashkohen njëzëri rreth interesit kombëtar për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Na duhet dhe populli shqiptar të bashkohet dhe të thotë njëzëri: ne duam BE”, tha ai.
Ai u kërkoi kandidatëve që këto komunikime rreth rëndësisë së integrimit në BE t’i ketë kryefjalë të takimeve, që do zhvillojnë me qytetarët për zgjedhjet e 11 majit.
“Në të gjitha komunikimet, që këtë temë të mos e lëshoni asnjëherë dhe të gjitha duhet ta dini se BE është një familje siç do familje, ku ka të mëdhenj dhe të vegjël m dhe aty ka një rregull, Më të mëdhenjtë japin më shumë se sa marrin nga ana financiare. Japin më shumë se marrin, ndërkohë që të tjerët, ku hyjmë dhe ne janë përfitues. Na vjen një buxhet ekstra”, tha ai./abcnews.al