Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhja e Presidenti, Alibeaj: Rama lojë me zarfe, demokratët shpirtra të lirë

schedule12:23 - 21 Prill, 2022

schedule 12:23 - 21 Prill, 2022

Alibeaj u shpreh se Rama po bën “lojë” me zarfe për emrat e presidentit. Alibeaj është shprehur se duhet të shkëputemi nga e shkuara, ndërsa demokratët sipas Alibeajt janë shpirtra të lirë.

Deputeti demokrat ka shtuar se sot halli i shqiptarëve është Edi Rama dhe qeveria e tij.



“Me dhimbje e di, me kosto. Por më mirë shpirtra të lirë dhe tu shohim në sy. Për gabimin që kemi bërë. Shqiptarët e ndershëm t’i shohim në sy. Këtë do bëjmë ne. Mbase të vetëm por më mirë vetëm se me pengje të së shkuarës. Kjo është qasja që do mbajë grupi parlamentar në këtë proces. Pa komplekse pa u tërhequr. Zarfat Rama t’i mbajë për vete. Por ky nuk është hall i shqiptarëve. Prej 9 vitesh halli është Edi Rama. Sot ne dukemi pak por forca e shembullit dhe morali kjo është mënyra e vetme.” tha Alibeaj. /abcnews.al/.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!