Zgjedhja e kreut që ndan PD/ Të enjten mblidhet Kryesia për anëtarët e komisionit Zgjedhor

schedule13:00 - 14 Qershor, 2023

schedule 13:00 - 14 Qershor, 2023

Partia Demokratike zyrtare ka lënë edhe 6 ditë afat, për pretendentët, që të paraqesin kandidaturat e tyre, për të marrë kryesimin e PD-së.

Edhe pse gjasat janë të gjitha që do të rikthehet Lulzim Basha dhe në funksion të kësaj, janë duke u ndërmarrë të gjitha hapat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Badhi kërkon që ky proces të ecë në shinat e statutit të PD-së. Procesi aktualisht udhqëhiqet nga një shumcë pro Basha në Kryesinë e PD-së, duke anashkaluar organet vendimarrëse, që është Këshilli Kombëtar.

Bardhi dhe deputetët që janë kundër rikthimit të Bashës, kanë kërkuar që ky Këshill të mblidhet dhe të miratojë procesin e zgjedhjes së të parit të demokratëve.

Por një grup prej 7-personash në PD janë duke ecur me shpejtësi, deri 29 korrikut. Ky grup, mes të cilëve Alibeaj, Çollaku dhe Hasa, kanë kërkuar mbledhjen e Kryesisë, të enjten pasdite, për të ngritur Komisionin Zgjedhor. Edhe për këtë duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Kjo dhe të tjera pika pritet të nxisin sërish debate në Kryesinë e PD-së. Kuriozitet ngjall sërish prania apo jo e mbështetësve të Bashës, që në mbledhjen e 7 korrikut, shkakun tension, fyen e ofenduan deputetët dhe familjet e tyre.

Partia Demokratike në këtë proces, që do të duhet të ishte bashkim dhe ringritje rreth figurës së atij që do i udhëheq drejt zgjedhjeve të 2025, në fakt po prodhon të kundërtën; tension, presion dhe përçarje edhe më të thellë mes demokratëve. Dhe e gjitha duket se lidhet me emrin e Lulzim Bashës, që sikundër e pohoi dhe vetë, nuk është larguar asnjë ditë prej PD-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!