Ka përfunduar pas rreth 40 min mbledhja e Këshillit Politik e cila ka nisur mbledhjen e radhes sërish këtë pasdite, për të diskutuar mbi ndryshimet politike për Reformën Zgjedhore.
Në mbledhjen e sotme morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe negociatori socialist, Damian Gjiknuri, si dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, si Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
Sakaq mësohet se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë qenë të pranishëm në këtë takim.
Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj për abcnews.al, në këtë takim morën pjesë Damian Gjiknuri, Myslym Murrizi, përfaqësues i SHBA-ve Ian Crowford, Rudina Hajdari dhe kryeministri Edi Rama.
Mësohet se nesër në orën 17:00 është njoftuar përsëri një tjetër mbledhje e Këshillit Politik ku do të diskutohet ndryshimi i Kushtetutës për listat e hapura, i cili nuk ka gjetur një konsensus të gjerë pasi Partia Demokratike nuk e mbështet kërkesën e ardhur në parlament nga opozita parlamentare dhe mazhoranca./abcnews.al