Përfundon seanca e parë në ngarkim të ish presidentit Donald Trump.
Prokurorët e drejtuar nga Jack Smith nuk kërkuan paraburgim për të, por e liruan me disa kushte, të cilat përfshijnë të mos lejohet të komunikojë me askënd që është dëshmitar në këtë çështje.
Trump u betua se do t’u përmbahej kushteve të lirimit dhe për këtë firmosi dokumentet përkatëse.
Seanca e radhës për këtë çështje, me gjyqtaren Tanya Chutkan, u vendos të mbahet më 28 gusht në orën 10:00 me orën lokale.
Ish-presidenti akuzohet për përpjekje për të penguar dhe përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020. /abcnews.al