Zëvendësuesi i Ibrahimovic, Milani piketon nënkampionin e botës

schedule13:56 - 7 Korrik, 2020

schedule 13:56 - 7 Korrik, 2020

Po flitet shumë në ditët e fundit për të ardhmen e sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili është afër largimit nga kuqezinjtë. Drejtuesit po mendojnë menjëherë për ta zëvendësuar suedezin dhe sipas raportimit të “TodoFichajes”, objektivi kryesor është Mario Mandzukic.

Ish-sulmuesi i Juventusit, tashmë është një lojtar i lirë, pasi pak ditë më parë ishte po ai vetë që njoftoi largimin nga Al-Duhail. Kroati përfundoi kështu aventurën e tij në Katar dhe mesa duket është gati të rikthehet dhe një herë në Europë.

Milani nuk është i vetmi klub në garë për shërbimet e 34-vjeçarit, pasi atë e kërkon edhe Benevento. Ekipi i drejtuar nga Pippo Inzaghi sezonin e ardhshëm do të luajë në Seria A dhe kërkon një sulmues me eksperiencë. Më shumë pritet të mësojmë në ditët në vijim, ku do të kemi dhe ofertat zyrtare në drejtim të nënkampionit të botës. /abcnews.al