“Zero taksë biznesit të vogël deri në 2029”, Rama: Bizneset që nuk paguajnë sigurimet shoqërore, do të dënohen njëlloj me hajdutët e energjisë elektrike

schedule12:02 - 8 Shtator, 2024

schedule 12:02 - 8 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bizneset që nuk i paguajnë punonjësve sigurimet shoqërore në bazë të pagës reale, do të dënohen njëlloj me hajdutët e energjisë elektrike.

Ai ka theksuar se deri në vitin 2029, taksa e biznesit të vogël do të jetë zero.

“Ata që nuk i paguajnë punonjësve sigurimet shoqërore në bazë të pagës reale që kanë, do të dënohen njëlloj me hajdutët e energjisë elektrike. Është e kot që të bëjmë krahasime.

Nuk ka asnjë vend që TVSH e turizmit ta ketë 6% dhe pagat ti ketë shpeshherë më shumë gjysma e pagave e deklaruara. Ky fenomen shtrihet pak a shumë në të gjithë sektorin privat. Ka ardhur koha që të marrë fund informaliteti. Ne do ta mbajmë zero taksën e biznesit të vogël deri në 2029. Nga ana tjetër do ta shtrengojmë për ata që fshihen si biznes i vogël duke u fshehur si biznes i vogël.

Nga ana tjetër ne do të fillojmë të rrisim bonusin për ta që në këtë fundvit”.