Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zero neglizhencë”, Martini: Apolonia “fair”, duam titullin. Brdaric? Lojë shahu

schedule11:25 - 25 Maj, 2021

schedule 11:25 - 25 Maj, 2021

Nesër zhvillohet java e fundit e kampionatit shqiptar. Teuta kryesuese sfidon Apoloninë në “Niko Dovana” (17:00). Fitorja është detyrim, teksa tifozët durrsakë po presin fitimin e titullit, që mungon prej vitit 1994. Trajneri i Teutës, Edi Martini foli rreth finales së fundit në prononcimin për mediat, duke prekur edhe tema të tjera.

NDESHJA – “Është ndeshja e fundit e kampionatit dhe ky sezon ka treguar që çdo ekip e ka provuar në disa momente vendin e parë për dy javë, më pas një tjetër, por jemi të mobilizuar në maksimum që nga kjo ndeshje të shpallemi kampionë”.

SYTË NGA VLLAZNIA? – “Unë mendoj që ne të bëjmë lojën tonë dhe të fitojmë ndeshjen. Normale që një sy dhe një vesh duhet të jetë në Shkodër, megjithëse unë mendoj që në këtë moment na ka ardhur fati në dorë në ndeshje të fundit. Djemtë e dinë sa e rëndësishme është nesër, ekipi është i mobilizuar në maksimum dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën”.



BRDARIC – “Po, është e vërtetë, ne kemi ndenjur dhe kemi pirë kafe së bashku, por këto janë biseda trajnerësh ku njëri kërkon të dekurajojë tjetrin, është një lojë shahu. Unë e kam thënë më bindje duke qenë se janë dy ekipe; Laçi dhe Apolonia, Laçi ka bërë një kampionat mjaft të mirë, ndërsa Apolonia ka treguar që me djem të rinj ka bërë një kampionët të mirë dhe lojë të mirë nga ana individuale e lojtarëve. The se do ta kemi më të lehtë, por fusha do ta tregojë”.

APOLONIA – “Është një ndeshje që ne duhet ta përgatisim për të gjitha skenarët, edhe për luajtjen e nervave, shpejtësinë e lojës dhe për arritjen tek goli. Është një ndeshje që në letër duket e lehtë, por ne duhet t’i bëjmë hyzmetin dhe ta trajtomë si një ndeshje sikur po luajmë ndaj një ekipi që është për kampion, kështu që këtu neglizhenca nuk ekziston”.

KOKËDHIMA – Deri me tani, Apolonia i ka bërë të gjitha ndeshjet fair, nuk i ka hapur rrugë askujt, madje i ka marrë pikë dhe ekipeve pretendente kështu që s’kam asnjë koment”. Në vend të Aleksit? Kemi disa alternativa por Karabeci dhe Avdyli do jenë në balotazh për një fanellë titullari”.

TIFOZËT – “Unë s’do e doja vetëm nesër stadiumin plot, e doja gjatë gjithë sezonit plot. Futbolli luhet për tifozët, për t’u dhënë kënaqësi atyre, por nesër është një ditë e shënuar. Duhet të realizojmë objektivin që kemi pasur nga starti i sezonit dhe të gëzojmë së bashku me tifozët”.

TITULLI – “Unë kam bindjen që lojtarët nesër do të jenë më të angazhuar se kurrë, normalisht jemi një hap përpara ekipeve të tjera, jemi shumë pranë titullit, por nesër mbetet për tu parë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!