“Zërat për krijimin e Superligës janë të pabaza”, UEFA: Nuk po punojmë për asnjë projekt të ri

schedule15:21 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:21 - 3 Tetor, 2023

Prej disa kohësh tashmë, në mediat botërore po qarkullon lajmet se UEFA është duke planifikuar krijimin e një formati të ri, të ngjashëm me Superligën e famshme të treshes, Agneli-Perez-Laporta, që do të aplikohej nga viti 2027.

Mirëpo, në një deklaratë zyrtare, të lëshuar këtë të martë, qeveria evropiane e futbollit tha se e ka tashmë formulën e re të Champions League, që do të nisë sezonin e ardhshëm dhe nuk po mendon për asnjë version të ri.

“UEFA nuk po punon për asnjë projekt të ri. Kundërshtimin tonë ndaj Superligës e kemi shprehur qartë dhe dokumentuar, ndaj zërat për një ide të re, janë krejtësisht të pabaza. Presim me padurim aplikimin e formatit të ri të kompeticioneve për klube, që do të nisë nga sezoni i ardhshëm”,- thuhet në reagimin e UEFA-s. /i.m /abcnews.al