Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zeneli: Zgjatja e hetimeve për shkarkimin e Presidentit për të bërë pazare

schedule11:48 - 22 Nëntor, 2019

schedule 11:48 - 22 Nëntor, 2019

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneliu duke folur në Komisionin e Hetimor për Metën, në mbledhjen e ditës së sotme, ka deklaruar se tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim duke qenë se të gjitha informacionet për veprimet e Metës janë mbi tryezë.

Zeneli ka hedhur akuza duke thënë se mazhoranca po kërkon kohë për zgjatjen e hetimeve për të bërë pazare.

“Mund të rishikojmë që sot. Të jepet një mendim i prerë, nëse e ka shkelur apo nuk e ka shkelur Meta Kushtetutën. Rama duhet të dal para shqiptarëve e të thotë e ka shkelur apo jo Meta kushtetutën. Por ju po kërkoni Kohë. Të merren në shqyrtim të gjithë informacionet e të dilet në një vendim“, tha Zeneli.



“Bashkohem me mendimin tënd. Ne jemi drejt fundit. Alimadhi më tha se duhet të njihemi me vendimin. Do të jetë një kohë e shkurtër”, tha Ulsi Manja.

Ndërkohë në Komisioni Hetimor ka filluar të shqyrtojë informacionin “Top Secret” i mbërritur nga Presidenca. Media për momentin do qëndroj jashtë komisionit gjatë shqyrtimit të këtij dokumenti.

Ky dokument thuhet se përmban informacionet që kreu i shtetit kishte nga institucionet ligjzbatuese për destabilizimin që mund të ndodhte në vend dhe kryesisht në një nga protestat e opozitës.

Kreu i Komisionit Hetimor paralajmëroi deputetët e Komisonit dhe i kujtoi gjithësecilit ligjin, nëse një informacion i tillë do të rrjedhë në media.

Informacioni i është shpërndarë të gjithë ligjvënësve që janë të pajisur me certifikata sigurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!