Ministrat e qeverisë izraelite u përballën me zemërim nga qytetarët dhe mjekët gjatë vizitave në spitalet lokale të mërkurën. Izraeli është në zi pasi sulmi i papritur i Hamasit të shtunën vrau më shumë se 1300 njerëz.
Por vendi, përpara sulmeve, ishte tronditur për muaj të tërë nga një sërë reformash gjyqësore të shtyra nga qeveria Netanyahu, duke bërë që mijëra izraelitë të protestonin.
"You've ruined this country! Get out of here! Now it's our turn. We're in charge. We'll govern here. Right, left! A nation united! Without you! You've ruined everything!"
Environment minister @iditsilman gets banished from a hospital by a doctor.
— Eylon Levy (@EylonALevy) October 11, 2023
“Ju e keni shkatërruar këtë vend. Largohu nga këtu”, i bërtiti një mjek Idit Silman, i cili është ministër i mjedisit.
Silman vizitoi spitalin Assaf Harofeh në Tsrifin.
“Si nuk të vjen turp të bësh një luftë tjetër?”, i tha një tjetër i tërbuar.
Protesta në spital e detyroi ministrin të largohej. Izraelitët janë të indinjuar nga dështimi i qeverisë për të parandaluar sulmet vdekjeprurëse nga Hamasi. Shumë e akuzojnë atë se kanë vonuar për t’i dhënë ndihmën izraelitëve kur ata po sulmoheshin nga terroristët e Hamasit.
“Tani është radha jonë”, dëgjohet duke bërtitur doktori në një video të postuar në Twitter.
“Ne jemi përgjegjës. Ne do të sundojmë këtu, një komb i bashkuar, pa ju. Ju keni shkatërruar gjithçka”.
/abcnews.al