“’Zemër e helmuar’ ishte kënga ime”, Pirro Çako: Xhensila e dëgjoi në studio dhe ma kërkoi

schedule09:35 - 14 Shkurt, 2024

schedule 09:35 - 14 Shkurt, 2024

Kantautori i njohur, Pirro Çako ka ndarë në “ABC e Mëngjesit”, detajet e triptikut që e riktheu në muzikë. Ai zbuloi se këngët kanë lidhje të drejtpërdrejtë me jetën e tij dhe nga pesë prej tyre, në fund vendosi të publikojë tre.

Madje, një nga këto këngë, “Zemër e helmuar”, Pirro tregoi se ia kërkoi Xhensila Myrtezaj dhe që tani është hiti i momentit.

 “E nisa për EP, 4-5 këngë, por disa këngë nuk më vinin për këtë kohë se ishin komerciale, edhe nuk i përfshiva. Pasi i përzgjodha tre prej tyre, fillova të mendojë për videoklipet. Përfundova te këto tre tema, kënga “Shpirt”, kënga familjare që ka ngjyra, det dhe qiell, është dhe kënga “Radio në qiell”, ku shumë më kanë shkruar që ke kohë për një këngë të tillë, por mendoj që ka mesazhe të ndryshme. Kur jam nisur të bëjë këtë këngë, kam reflektuar shumë dhe e kam imagjinuar veten mes ‘intelektualësh’, të cilët do ta kuptojnë këngën. E kam marrë vetë riskun, si të thuash. Unë nuk e kam problem tregun, tani dua thjesht të mbetem.

Në fakt të jemi i vërtetë, unë e kam realizuar këtë këngë, përpara se të shkonte te Xhensila. Unë kam shumë këngë të realizuara dhe artistët vijnë i kërkojnë. Unë kisha 5 këngët e mia, ajo e pëlqeu dhe unë e hoqa këtë këngë. Me këtë rast, do të doja të përshendesja edhe Kledi Bahitin, i cili ka punuar me mua për këtë këngë”, u shpreh Pirro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!