Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Ukraina ka nevojë për diplomaci kuptimplotë për t’i dhënë fund luftës. Shpresojmë në mbështetjen e SHBA

schedule20:42 - 3 Mars, 2025

schedule 20:42 - 3 Mars, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë një deklaratë pas sulmit të homologut amerikan Donald Trump, duke thënë se Ukraina ka nevojë për paqe të vërtetë.

Në një postim në X, Zelensky shkruan se vendi i tij ka nevojë për diplomaci thelbësore për t’i dhënë fund luftës ndërsa shtoi se shpreson se do të ketë mbështetjen e SHBA në rrugën drejt paqes.

Është shumë e rëndësishme që ne të përpiqemi ta bëjmë diplomacinë tonë vërtet thelbësore për t’i dhënë fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur. Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë dhe ukrainasit e duan më së shumti sepse lufta po shkatërron qytetet dhe qytezat tona. Ne po humbasim njerëzit tanë. Duhet të ndalojmë luftën dhe të garantojmë sigurinë. Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë dhe shpresojmë shumë në mbështetjen e SHBA-së në rrugën drejt paqes. Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur.”, shkruan presidenti ukrainas.



Më herët, Trump iu përgjigj ashpër Zelenskyt, pasi ky i fundit tha se paqja me Rusinë është ende shumë larg. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se kjo është deklarata më e keqe që Zelensky ka bërë dhe nëse vazhdon kështu, nuk do e ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!