Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen, ukrainasit meritojnë të shijojnë lirinë

schedule15:45 - 24 Qershor, 2022

schedule 15:45 - 24 Qershor, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua publikut në festivalin Glastonbury dhe u kërkoi atyre të tregojnë të vërtetën për historinë e Rusisë dhe të provojnë se liria fiton gjithmonë, shkruan The Guardian.

Në një video-mesazh për pjesëmarrësit e festivalit, Zelensky tha se njerëzit në Ukrainë dëshironin “të jetonin jetën si dikur, të shijonin lirinë dhe këtë verë të mrekullueshme”.

Por ne nuk mund ta bëjmë këtë sepse ka ndodhur më e tmerrshmja. Rusia na ka vjedhur paqen. Ukrainasit nuk do të lejonin që lufta e Rusisë të shkatërronte jetët e njerëzve në vende të tjera të Europës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, duke shtuar se ata janë të kërcënuar.

Kjo është arsyeja pse unë ju kërkoj mbështetje. Glastonbury është fokusi më i madh i lirisë këto ditë dhe ju kërkoj të kuptoni se liria e të gjithëve po sulmohet. Tregoni të vërtetën për luftën e Rusisë. Ndihmoni ukrainasit që janë të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të kësaj lufte,” tha Zelensky.

Ai e përfundoi fjalimin duke thënë se koha nuk ka çmim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!