Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë: Bota po sheh terrorin rus, po humbasim fëmijë çdo ditë

schedule13:03 - 3 Maj, 2022

schedule 13:03 - 3 Maj, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Zelensky falenderoi Shqipërinë për pozicionimin e saj të qartë kundër Rusisë si edhe për ndihmat e ofruara  nga vendi ynë për Ukrainën.

Populli i Shqipërisë dhe gjithë myslimanët në të gjithë botën festuan Fiter Bajramin. Unë jua uroj këtë festë. Ju uroj ate që ukrainasit i urojnë tani njeri-tjetrin: Paqen! Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik për jetën. Dje për shkak të një rakete në Odesa, humbi jetën një djalë 14 vjeçar dhe mbeti e plagosur një vajzë 17 vjeçare. Çdo ditë ne humbasim fëmijë nga sulmet ruse. 220 fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur 406. Sot është nje ceremoni lamtumire nga gazetarja e REL që u vra nga raketa ruse në Kiev“, tha Zelensky para deputetëve shqiptarë.



 

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Kuvend, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmendi Nënë Terezën si shembullin më të mirë për dashurinë ndaj njerëzimit. Zelensky e tha këtë teksa theksoi se i është mirënjohësh shqiptarëve që nuk e menduam dy herë se cilin popull do të mbështesnin kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin dashurisë ndaj njerëzimit në të gjithë botën. Ajo e mësoi njerëzimin që të mposhtë të keqen. Unë besoj se duke punuar sëbashku me gjithë europianët ne do të jemi në gjendje që ta ndalojmë këtë luftë dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen”, tha Zelensky.

Tani po diskutohet paketa e gjashtë e sanksioneve në BE dhe pritet të përfshojë embargon e naftës. Bankat ruse duhen shkëputu ërfundimisht nga sidstemi financiar global”, tha ai teksa shtoi se ka shtete që janë të mëdhenj në hartë dhe janë treguar të vegjël, si edhe ka shtete që janë të vegjël në hartë, por janë treguar të mëdhenj me qasjen e tyre.

Më herët, Zelensky ka mbajtur fjalime edhe në Senatin amerikan si edhe në parlamente të tjera të shteteve të Bashkimit Europian. Ukraina ka gjetur mbështetje të madhe në Perëndim pas pushtimit rus.

Ai tha se bombardimet ruse viojojnë pa ndërprerje duke vrarë civilët.

Bombardimet vazhdojnë duke folur për një qytete Mariopol është shkatërruar. Nuk ka asnjë ndërtesë imagjino. Është një qytet gjysmë milion dhe sot nuk ka banesa. Nuk lejojnë ujin ushqim dhe as ilaçe. Është gati qytet plotësisht i djegur.

Por edhe skenat kështu janë të njëjta. Shkatërrim dhe vrasje skena terrorizmi. Plaçkitje totale. Të moshuarit thonë që nuk kanë parë mizori të parë. Tani po shikojnë ushtrinë ruse që qëllojnë fëmijët në fytyre. Shikojnë fshatarët që janë zënë robër dhe janë shtrirë në tokë ditë e natë në temperatura nën zero. Ushtria ruse detyron të dhe torturon të rinjtë u mbushin këpucët me ujë dhe i lënë në të ftohtë. Ata nuk i lënë të lëvizin.

Në zona të çliruara gjejmë njerëz të masakruar. Shumë prej tyre të qëlluar në pjesën e pasme të kokës. Ka trupa kudo, në pyje në bodrum. Ushtria ruse la të vdekur shumë njerëz në rrugë. Është kërkuar që të pushtonin zjarri në pashkë ortodakse. Edhe sot u kërkuam por nuk e bënë. Mendoni se sa objekte fetare janë shkatërruar. Nuk po mbron asgjë. Rusia është bërë kërcënim i madh në botë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!