Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se luftimet janë përhapur në rrugët e qytetit lindor të vijës së parë të Sievierodonetsk, ndërsa pohoi se forcat ruse kanë avantazhin numerik, sipas The Guardian.
Në fjalimin e tij të fundit kombëtar, Zelensky këmbënguli se forcat e Ukrainës kishin “çdo mundësi” për të luftuar dhe të fitonin. Lysychansk, Slovyansk, Bakhmut, Sviatohirya, Avdiivka, Kurakhove janë pikat më të nxehta të betejave.
Ushtria ruse po përpiqet të përdorë forca shtesë në drejtim të Donbasit, por është dita e 103-të – dhe Donbas po reziston. Duke folur në një konferencë të veçantë në Kiev, Zelensky tha se forcat ukrainase që mbronin Sievierodonetsk po “rezistonin” pavarësisht sulmeve nga trupat ruse, por se situata në frontin lindor ishte “e vështirë”.
Qytetet e Sievierodonetsk dhe Lysychansk “janë qytete të vdekura sot”, shtoi ai. Midis 10,000 dhe 15,000 civilë janë ende në Sievierodonetsk, i cili është bombarduar prej javësh nga forcat ruse, tha Zelensky.
Zelenskiy tha se bisedimet e paqes me Rusinë janë në “nivelin zero” dhe ndërkohë “situata më kërcënuese” po zhvillohet në rajonin e Zaporizhzhia, pjesë të të cilit tashmë janë në kontrollin rus.
/abcnews.al