Zelensky kërkoi anëtarësimin në bllokun Europian, Borrell thërret në takim urgjent ministrat e Mbrojtjes

schedule12:09 - 28 Shkurt, 2022

schedule 12:09 - 28 Shkurt, 2022

BE është në pritje të aplikimit të Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Madje menjëherë pas thirrjes së presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë Josep Borrell ka thirrur sot një takim urgjent me ministrat e Mbrojtjes për të diskutuar për luftën në Ukrainë.

Axhenda e këtij takimi përqendrohet në “nevojat urgjente” dhe bashkërendimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit, sipas një postimi të Borrell.

Gjatë ditës së sotme, presidenti ukrainas, i bëri thirrje Bashkimit Europian për anëtarësim urgjent në bllokun 27-anëtarësh të vendit sipas procedurave speciale.

Që Ukraina të bëhet një vend anëtar i BE-së,  vendi kandidat duhet të përshtasë institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për të qenë një shtet anëtar. Procesi i anëtarësimit përfshin përputhshmërinë me kriteret e anëtarësimit duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e acquis.

Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia janë aktualisht vende kandidate.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!