Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky i është përgjigjur Pentagonit duke deklaruar se Ukrainës nuk mund t’i ndalohet të përdorë armë perëndimore për të goditur Rusinë, sepse kjo është pjesë e mbrojtjes, jo një sulm.
“Unë nuk mendoj se duhet të na ndalojnë, sepse nuk bëhet fjalë për ofensivën e ushtrisë ukrainase me armë perëndimore në territorin rus”, theksoi ai.
Ai gjithashtu tha se këto sulme do të kryhen në “zonën gri”, nga ku autoritetet ruse kanë evakuuar civilët.
“Nuk ka pothuajse asnjë civil në anën e tyre në kufi, për arsye të dukshme”
/abcnews.al