Zelensky: I gatshëm të bisedoj me Putinin, jo me ndërmjetësit e tij

schedule14:19 - 13 Maj, 2022

schedule 14:19 - 13 Maj, 2022

Volodymyr Zelenskiy ka përsëritur thirrjen  e tij për të biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sipas The Guardian.

Tërheqja e Rusisë nga Ukraina duhet të jetë një pikënisje për çdo diskutim midis dy liderëve, tha Zelensky për televizionin italian RAI 1.

“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadër të dialogut, jo ultimatume”.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi. Zelensky gjithashtu përjashtoi sugjerimet se Ukraina duhet të bëjë lëshime për hir të sigurimit të një marrëveshjeje paqeje që do t’i lejonte Putinit të “dilte i larë”, duke shtuar se Ukraina nuk do të bënte kompromis për integritetin e saj territorial.

“Largohuni nga ky territor që keni pushtuar që prej 24 shkurtit. Ky është hapi i parë që duhet të merrni për të disktuar për çdo gjë,” tha presidenti ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!