Volodymyr Zelensky u kërkoi udhëheqësve të NATO-s në Madrid se Kievit i duhen më shumë armë dhe para për të mbrojtur veten kundër pushtimit rus, sipas The Guardian.
“Kjo nuk është një luftë që po bën Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën, për të diktuar kushtet në Europë – për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror. Ishte “absolutisht e nevojshme” që vendet e NATO-s të mbështesin Ukrainën “me armë, financa dhe sanksione politike kundër Rusisë”, tha ai.
Ukraina ka nevojë për sisteme moderne raketore dhe të mbrojtjes ajrore, tha Zelensky.
“Duke na i dërguar këto armë, ju mund të thyeni plotësisht taktikat e Rusisë për të shkatërruar qytete dhe për të terrorizuar civilët”, përfundoi Zelensky.
/abcnews.al