“Zëdhënësi i Bill Clinton është bërë keq”, Grenell: Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i Trump

schedule18:19 - 6 Shtator, 2020

schedule 18:19 - 6 Shtator, 2020

I dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se administrata Trump do të vazhdojë t’i ketë Kosovën dhe Serbinë si prioritet kryesor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Grenell shkruan se ish-zëdhënësi i Bill Clintonit, Joe Lockhart “është i inatosur që Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje dhe ecjen përpara për normalizimin ekonomik”.

“Ai dëshiron konflikt të vazhdueshëm”, ka shkruar Grenell.

Ndërkohë Grenell ka qenë dyshues në atë që shkruan, kur pyet se, përse këto vende janë injoruar për një kohë të gjatë nga Washingtoni.

 

N.D./abcnews.al