“Zbutet” Putin, pranon para Erdogan se mund t’i rikthehet negociatave me Ukrainën

schedule13:56 - 26 Shtator, 2022

schedule 13:56 - 26 Shtator, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin pranoi gjatë bisedimeve me homologun turk Rexhep Erdogan në Samarkand se Rusia mund t’i kthehet negociatave me Ukrainën.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ankarasë Çavusoglu, i cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, raporton Ansa.

Ministri i Jashtëm turk nuk ka specifikuar kushtet nën të cilat mund të vazhdojë procesi i negociatave. /abcnews.al