Zbulohet vajza që i mori zemrën Mc Kreshës, çifti ka caktuar datën e dasmës

schedule20:21 - 5 Nëntor, 2019

schedule 20:21 - 5 Nëntor, 2019

Këngëtari shqiptar Mc Kresha prej kohësh përflitet se është në një lidhje dashurie, por ka preferuar të mos japë asnjë detaj rreth kësaj romance. Mesa duket Kresha ka preferuar të qëndrojë larg mediave dhe ka vendosur ta shijojë në privatësi.

Edhe pse ka dashur të mos japë detaje, këngëtari është kapur mat rrugëve të Tiranës. Madje ai ka dalë të festojë edhe ditëlindjen me të dashurën e zemrës, por mesa duket ai nuk dëshiron të flasë për jetën private. Mirëpo, Prive ka zbuluar identitetin e vajzës bionde që i ka rrëmbyer zemrën reperit nga Kosova.

Ajo quhet Erzina dhe është kthyer nga Kanadaja, një vit më parë për të punuar si menaxherja e një firme rrobash në Kosovë. Gjatë këtij viti ajo është njohur dhe dashuruar me Kreshën.

“Kresha është bashkë me Erzinën prej ca kohësh dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor”,- kanë thënë burime të sigurta për “Prive”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!