Zbulohet testi i ri per koronavirusin, çfarë po ndodh në Lombardi dhe Veneto?

schedule09:56 - 2 Prill, 2020

schedule 09:56 - 2 Prill, 2020

Italia tashmë ka një mundësi për të gjurmuar më lehtë koronavirusin.

Bëhet fjalë për testin e gjakut i  cili mund të zbulojë praninë e antitrupavë që verifikojnë nëse jemi të infektuar ose jo.

Ky zbulim është berë në Veneto, të cilët kanë filluar ta zhvillojnë eksperimentin për disa ditë: rezultati del  në një orë dhe kostoja është vetëm rreth 10 euro, shkruan Corriere della Sera

Deri në 100 mijë mjekë dhe infermierë të Venetos do t’i nënshtrohen testit serologjik ,dhe më pas  eksperimentimi do të shtrihet në një gamë më të gjerë të popullsisë. Është kufiri i ri në luftën kundër Covid-19.

Analizat na shërbejnë, për të parë nëse kemi “licencën e imunitetit”, tha kryetari Luca Zaia. Të mund të idetifikojmë se kush është i infektuar dhe të indentifikojmë ata që  nuk kanë simptoma pa pasur nevojë për provat e një shtupë pozitive – konsiderohet një element themelor në luftën kundër koronavirusit, raporton abcnews.al

Eksperimentimi

Veneto bleu testin nga kompania kineze Snibe Diagnostics, e cila shërbën edhe në Itali nga Medical Systems: është e para kompani e çertifikuar në Itali dhe ky test mund të kryhet nga makineri tashmë të pranishme në laboratorët kryesorë në Veneto. Laboratorët e mikrobiologjisë së spitalit Universitar të Padovës po eksperimentojnë me këtë: «Të dhënat deri më tani duken shumë pozitive dhe  duken shumë të kënaqshme – tha Mario Plebani dhe Giuseppe Lippi, të cilët qëndrojnë në krye të laboratorëve të analizave të Padova dhe Verona – . Në çdo rast, nevojiten më shumë prova në një studim më të thellë të  rasteve ».

Llojet e testeve në treg

Duhet të bëjmë një sqarim të domosdoshëm: testi serologjik është i ndryshëm nga shtupa.

E para vërteton imunitetin që kemi ndaj virusit, i dyti tregon nëse jemi të infektuar.

I njëjti test serologjik ndryshon në dy kategori: ai që kryhet duke marrë një pikë gjaku nga gishti (rezultati në 15 minuta, kostoja nga 4.80 në 10 euro); tjetri i kryer me teste të vërteta të gjakut. Roberto Rigoli, nënkryetar i Shoqatës së Mikrobiologëve Klinikë Italianë, si dhe drejton laboratorin e mikrobiologjisë të Njësisë Lokale të Shëndetit 2 të Treviso, shpjegon: «Ekzistojnë një mori testimesh të shpejta, ndër të cilat shumica janë të kota. Rezultati që marim nga këto lloj testesh është me rrezik sepse testi mund të tregojë që ne nuk jemi të infektuar ndërkohë që në realitet ne jemi, raporton abcnews.al

Ne e verifikuam këtë duke bërë testin tek pacientët pozitivë të shtruar në spital. Pas kësaj ne gjithashtu gjetëm disa teste të vlefshme të shpejta për të cilat po punojmë »

Maturia e Lombardisë

Ajo që po bën Lombardia përmblidhet me fjalët e Fausto Baldanti, virolog i Policlinico San Matteo di Pavia, një ekspert i kësaj fushë: «Ne jemi në punë. Ne jemi duke testuar të paktën 100 prova testesh.Por kjo kërkon kohë dhe të nxitosh është e rrezikshme – thotë ai -. Duhet të gjendet një test i vlefshëm serologjik.

Është rrezik për shoqërinë të konsiderosh  njerëz imunë që në të vërtetë mund të sëmuren ose të  infektojnë të tjerët “.

Një krahasim i pabarabartë

Dallimet midis Veneto dhe Lombardisë nuk ndalen në provën serologjike. Që nga 31 Mars, u bënë 2.165 testime për 100 mijë banorë në Veneto, 1,139 në Lombardi.

Shkalla e shtrimit në spital në Veneto është 41.5 për 100 mijë banorë, në Lombardi 131.3. Shkalla e vdekjes: 9.7 përkundrejt 71.6.

Me pak fjalë: A po miraton Veneto strategji më të mira sesa Lombardia? “Realiteti është që Veneto është përballur me një stuhi, Lombardia me një cunami – shpjegon Danilo Cereda, kreu i sëmundjeve infektive të njësisë së krizës në rajonin Lombardisë,raporton abcnews.al

Situata në Lombardi që filloi  në 24 shkurt është tashmë një përhapje masive e Covid-19 në zonën Lodi më tepër  dhe pjesërisht, në pjesën tjetër të rajonit, dhe jo vetëm në një grup të vetëm të vendosur si në Veneto.

Grupi Europian për kontrollin e sëmundjeve infektive (Ecdc) thotë se: Lombardia ka pasur një pëhapje më të gjerë dhe më të shpejtë  sa edhe testimi nuk do të ishte i padobishëm. Ndërsa është thelbësore të mbahet distanca sociale.

Një krahasim midis veprimeve të dy rajoneve tregon se: më 25 shkurt, Lombardia kishte 231 të infeltuar ndërsa  Veneto 42. Më 3 Mars, 1.326 kundrejt 297.

Histori krejtësisht të ndryshme./abcnews.al