Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet shpata 900-vjeçare e një kalorësi kryqtar

schedule10:56 - 19 Tetor, 2021

schedule 10:56 - 19 Tetor, 2021

Një shpatë që besohet se i përkiste një kalorësi kryqtar rreth 900 vite më parë është gjetur nga një zhytës amator në brigjet veriore të Izraelit, shkruan BBC. Shpata u zbulua nga Shlomi Katzin dhe iu dorëzua autoriteteve. Mendohet se shpata, ka dalë në sipërfaqe pas ndryshimit të rërës.

Autoriteti i Antikeve në Izrael tha se sapo të pastrohet dhe analizohet, shpata do të vendoset në vitrinë. Kryqtarët morën pjesë në një sërë luftërash fetare të njohura si Kryqëzatat, të cilat u sanksionuan nga Kisha Katolike Romake në periudhën mesjetare.

Kryqëzatat më të njohura kishin për qëllim rimëkëmbjen e Tokës së Shenjtë nga sundimi mysliman./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!